Një punonjëse e zyrës së aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti në qytetin e Tepelenës ka rënë viktimë e dhunës së një qytetari.
Shtetasi Kastriot Meta ka goditur me grushte dhe shkelma punonjësen A. C., pas një debati që kjo e fundit kishte zhvilluar një ditë më parë me të ëmën e tij.
E ëma e agresorit kishte shkuar për të aplikuar për pajisjen me mjete identifikimi, por pritja në radhët e gjata kishte shkaktuar një debat mes saj dhe punonjëses së kompanisë “Aleat”.
Dje rreth orës 14:00, 30-vjeçari Meta shkon për të sqaruar me punonjësen incidentin e një dite më parë, dhe në gjaknxehtësi e sipër fillon ta godasë brutalisht punonjësen me grushte dhe shkelma duke i shkaktuar asaj fraktura të rënda.
Është dashur ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë së Tepelenës dhe policisë lokale për të ndalur dhunën dhe arrestuar agresorin.
Ndaj shtetasit Kastriot Meta ka nisur ndjekja për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës".(start/aktualiteti)



