Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së martës në Ohër, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Zhelezniçka” dhe “Abas Emin”,raporton agjencia e lajmeve INA.
Aksidenti ka ndodhur kur janë përplasur një skuter në të cilin ndodheshin tre persona dhe një kamion.
Nga përplasja, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën Goran S.(26) nga Ohri, i punësuar në një taksi kompanie në Ohër, ndërsa dy personat tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Njëri nga të lënduarit ( identiteti nuk dihet), ka përfunduar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit, gjendja e të cilit vlerësohet kritike për jetën, ndërsa tjetri me lëndime më të lehta është dërguar në spitalin ortopedik në Ohër.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë organet e policisë, hetuesisë dhe prokurorisë, për të zbardhur rrethanat që sollën deri te ky aksident fatal dhe zbardhjen e plotë të rastit.



