Një grua e moshuar nga qyteti i Laçit është gjetur e vetëvarur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj, bën të ditur policia lokale.
Shtetasja Dava Çeku, 77 vjeçe, u gjet e varur në hekurat e dritares së dhomës së gjumit.
Sipas deklarimeve të familjarëve, viktima vuante nga depresioni.
Sipas tyre, edhe një vit e gjysmë më parë ajo kishte tentuar të vetëhelmohej.(start/aktualiteti)



