Një grua ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në kryeqytet. Viktima është Forsina Boboçi, 77 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pasi një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur kalimtaren në momentin që ajo që qenë duke kaluar rrugën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrugën së Elbasanit rreth orës 09:30 të ditës së sotme. Pas aksidentit të pranishmit në vendngjarje e kanë dërguar menjëherë në spital të aksidentuarën, por goditja e mjetit ka qenë fatale për të.



