;)

Gjykata shpall verdiktin: “Grupi i Llapit” 13 vjet burg

Sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një trup gjykues i përzier, i përbërë prej një gjykatësi kosovar dhe dy gjykatësve të EULEX-it në gjykimin për krime të luftës të lëndës së ashtuquajtur “Grupi i Llapit”, shqiptoi dënimet në vazhdim:
 
Latif Gashi u shpall fajtor për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. Latif Gashi është dënuar me 6 vite burg.
 
Nazif Mehmeti u shpall fajtor për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. Nazif Mehmeti është dënuar 3 vite burg.
 
Rrustem Mustafa u shpall fajtor për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. Rrustem Mustafa është dënuar me 4 vite burg.
 
 
Akuzat në vazhdim:
 
Pika 5 - Prej muajit tetor të vitit 1998 deri nga fundi i muajit prill të vitit 1999, Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa, duke vepruar në bashkërendim me persona të tjerë të paidentifikuar dhe në një ndërmarrje penale të përbashkët, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në themelimin dhe vazhdimin e trajtimit çnjerëzor të civilëve shqiptar të Kosovës që mbaheshin në paraburgim në qendrën e paraburgimit që gjendej në Llapashticë, duke i mbajtur civilët e paraburgosur në kushte jonjerëzore, duke mos u siguruar kushte të duhura higjienike, ushqim dhe ujë, si dhe trajtimin mjekësor. Trajtimi çnjerëzor i civilëve të paraburgosur ka shkaktuar vuajtje të mëdha dhe ishte shkelje e integritetit trupor dhe e shëndetit të personave të paraburgosur dhe ka përbërë zbatimin e masave të frikësimit dhe terrorit.
 
Pika – 8 Prej muajit tetor të vitit 1998 deri nga fundi i muajit prill i vitit 1999, Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa, duke vepruar në bashkërendim me persona të tjerë të paidentifikuar dhe në bazë të një ndërmarrje penale të përbashkët, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptar të Kosovës që mbaheshin në paraburgim në Llapashticë, në një përpjekje që të detyrojnë të paraburgosurit të pranojnë veprimet e tradhtisë ndaj UÇK-së. [Prokurori ka kërkuar që kjo të tërhiqet]
 
Pika – 9 Prej muajit maj të viti 1999 deri nga mesi i muajit qershor 1999 Latif Gashi, Naim Kadriu (tani i ndjerë) dhe Rrustem Mustafa, duke vepruar në bashkërendim me persona të tjerë të paidentifikuar dhe në bazë të një ndërmarrje penale të përbashkët, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptar të Kosovës që mbaheshin në paraburgim në Koliç, në një përpjekje që të detyrojnë të paraburgosurit të pranojnë veprimet e tradhtisë ndaj UÇK-së. [Prokurori ka kërkuar që kjo të tërhiqet]
 
Pika 14 - Prej 2 gushtit të vitit 1998 deri nga fundi i muajit shtator të vitit 1998 Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa, duke vepruar në bashkërendim me persona të tjerë të paidentifikuar dhe në bazë të një ndërmarrje penale të përbashkët, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e M.S, një pylltar serb, të cilin e mbanin në paraburgim në qendrat e paraburgimit në Barë, Bajgorë dhe vende tjera të afërta në kuadër të Zonës së Llapit, në një përpjekje që të detyrojnë të paraburgosurit të pranojnë veprimet e tradhtisë ndaj UÇK-së ose të sigurojnë informacion inteligjent.
 
 
Më 7 korrik 2009, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë kishte filluar rigjykimi kundër Latif Gashit, Nazif Mehmetit dhe Rrustem Mustafës. Gjatë seancës së provave të këtij rigjykimi ishin mbajtur dymbëdhjetë seanca dëgjimore. Lënda ishte ndjekur nga një prokuror i EULEX-it.
 
Lënda ishte hetuar gjatë vitit 2001 deri në vitin 2002 dhe për herë të parë u paraqit në gjykatë në vitin 2003 kur edhe u morën aktgjykimet dhe u shqiptuan dënimet. Me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës qe kërkuar të bëhet rigjykimi dhe ridënimi.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: