Më shumë se 50 nxënës të SHM-së “Hivzi Sylejmani” aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, me simpotma që nga pengesat në frymëmarrje, dhimbjet e kokës dhe barkut, plogështia e deri të shenjat e një reagimi kolektiv psikologjik.
Ky lajmi është konfiruar për Radion Evropa e Lirë nga drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Jusuf Ulaj.
Sipas tij, për shkaktarët e mundshëm të helmimit nuk ka shenja tipike të shfrytëzimit të një helmi të posaçëm.
Megjithatë, analizat janë në vlugun e përpunimit të të tyre të saktë, prej të cilave do të kuptohen edhe shkaqet e helmimit masiv të këtyre nxënësve. 19 nxënës, shumica prej tyre vajza, janë sëmurë të mërkurën pasdite me të njëjtat simptoma, pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke dhe plogështi", ka njoftuar me anë të një komunikate Ministria e Arsimit, e cila thekson se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
Autoambulancat, Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë ndihmuar vazhdimisht në transportimin e nxënësve për në Qendrën Emergjente në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës është e stacionuar 24 orë pandërprerë në Qendrën Emergjente.
Në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hivzi Sylejmani” të Fushë Kosovës në ndërrimin e paradites mësojnë nxënësit serbë, kurse pasdite shqiptarë. Ndërkohë që Ministria e Arsimit e Kosovës ka kërkuar që të mos krijohet panik dhe të priten rezultatet përfundimtare të cilat do të tregojnë për shkaktarët e vërtet të helmimit të nxënësve. Instituti Shëndetësor i Kosovës ka marrë mostrat e nxënësve të sëmurë për analiza dhe ato pritet që të publikohen së shpejti.



