Drejtues të Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shënuar 20 vjetorin e themelimit.
Të rinjët e LDK-së janë zotuar se ky forum edhe në të ardhmen do të vazhdojë të angazhohet për kultivimin e vlerave tradicionale.
Xhafer Tahiri kryetar i forumit rinor të LDK së ka thënë se ky forum në gjithë Kosovën ka më shumë se 6 mijë anëtarë dhe sipas tij gjatë viteve në vijim ky forum ka sfidat dhe objektivat e saja në angazhimin politik.
Parimet e angazhimit tonë politik mbeten kultivimi i vlerave tradicionale të popullit tonë, kultivimi i traditës në familje, liria individuale dhe drejtësia sociale si katër parime themelore të partive të qendrës së djathtë përgjegjësish ka thënë Tahiri.
Ndërsa Nënkryetari i LDK së, Eqrem Kryeziu ka thënë se Forumi i të Rinjve të LDK së edhe gjatë zgjedhjeve të fundit ka bërë një punë shumë të madhe dhe fitoret apo ngritjet e saja janë një meritë edhe e këtij Forumi.
Forumi i të Rinjve e ka kuptuar punën praktike të krijimit të strukturave vepruese, dhe ku ka pasur ngritje të LDK së ose fitore të LDK së një meritë shumë të madhe është pikërisht e strukturave të Forumit të LDK së ka thënë Kryeziu.
Ndërkohë me rastin e shënimit të këtij manifestimi në Forumin Rinor të LDK së, u bë anëtarësimi edhe i disa të rinjve nën moshën 20 vjeçare.



