;)

Rriten pagat për shërbyesit civil për 20%

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar  sot, marrëveshjen e mirëkuptimit me përfaqësuesit e sindikatave të shërbyesve civil, të administratës publike dhe asaj të judikaturës. 
 
Prej muajit prill  sipas marrëveshjes, do të fillojë të zbatohet rritja e pagave prej 20% për punëtorët e këtij sektori.

Ministri i Administratës Publike, Arsim Bajrami, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi, ka për qëllim avancimin e statusit të shërbyesve civil, në pajtim me legjislacionin.
 
Sipas tij, Qeveria, do të fillojë implementimin për rritjen e pagave që nga muaji prill, në nivel prej 20%, për ata shërbyes që nuk marrin shtesa.
 
Ministri Bajrami, u zotua për sigurimin e transportit të organizuar për punonjësit civil në nivel qendror  ndërsa  atë lokal, do ta sigurojnë vet komunat.
 
Nga agjencitë buxhetore  kërkohet që të sigurohet fondi për shujtat e shërbyesve civil.
 
Ndërsa  me ligjin e ri për shërbimin civil, parashihen kontratat afatgjata për këta punonjës, që të mbrohen nga ndryshimet politike.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, theksoi se gjendja aktuale e këtyre punonjësve është e palakmueshme, por, marrëveshja e arritur sipas tij mund të quhet dialog i suksesshëm social
 
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike, Ndue Kalaj, thotë se me këtë marrëveshje nuk janë arritur të gjitha kërkesat e sindikatave
 
Mirëpo  ai  shpreson se Qeveria do të angazhohet në përmbushjen e këtyre kërkesave.

Nëse deri më 10 maj nuk përmbushen premtimet e Qeverisë, punëtorët e judikaturës do të ndërmarrin veprime të tjera  ka thënë  përfaqësuesi i Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës Ismet Mehmeti.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: