Hysen Gërvalla nga LDD në AAK

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të enjten njoftoi se partisë së tij i shtohet edhe një anëtar i ri një emër i ri veprimtari i shquar Hysen Gërvalla.

Haradinaj solemnisht priti dhe falënderoi Gërvallën për aderimin tij prej Lidhjes Demokratike të Dardanisë LDD në partinë e tij AAK.

Në momentet e Bashkimit një emër i madh i vlerave kombëtare që në supet e tij ka mbajt përpjekjet për liri e që ky person është Hysen Gërvalla nga dita e sotme është pjesë e AAK-së ka thënë Haradinaj.

Haradinaj bëri të ditur se posti i veprimtarit Gërvalla në Aleancë do të jetë si këshilltar i tij për qështje të interesit nacional.

Ndërkohë vet Gërvalla nuk tregoi arsyet e largimit të tij nga LDD, por la të kuptojë se ka dal nga aty shumë i dëshpëruar.

Unë kam mujt me fol edhe ma herët këtë, por nuk kam dashtë të tregoj pse e kam braktis LDD-në dhe prapë nuk du me fol. Kam mujt me fol e me shkatërru shumë gjëra, por nuk e kam bërë ka thënë Gërvalla.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: