2 mijë persona të privuar nga liria në Kosovë

Rreth 2 mijë persona janë të privuar nga liria në  Kosovë  thotë  KMDLNJ duke rekomanduar  Qendrat e Paraburgimit dhe Qendrat Korrektuese që të bashkëpunojnë me Ministrinë e Shëndetësisë, me qëllim që të përmirësohen shërbimet shëndetësore për të burgosurit.

Këto të dhëna  janë bërë të enjten në debatin e organizuar me temën “Të drejtat e të burgosurve në Kosovë dhe respektimi i tyre”, me ç’rast është thënë se, derisa në vitin 2009 është bërë një përmirësim i dukshëm në trajtimin e personave të paraburgosur dhe atyre që janë të dënuar, në anën tjetër ka pasur një përkeqësim të përkujdesjes shëndetësore.

Drejtori i KMDLNj-së, Behxhet Shala ka thënë se me ndërtimin e Burgut për Siguri të Lartë, do të krijohej një situatë më e mirë dhe do të rritej kapaciteti për një trajtim më të mirë të personave, të cilat janë të privuar nga liria, numri i të cilëve aktualisht është rreth 2 mijë në gjithë Kosovën.

Shala e ka vlerësuar paradoksale gjendjen e qendrave të paraburgimit dhe atyre korrektuese gjatë vitit 2009, ku sipas tij personat  të cilët vuajnë dënimin nëpër këto qendra ballafaqohen me mungesë të medikamenteve shëndetësore, si pasojë e dështimit të tenderëve për furnizim me barëra.

Shala bëri të ditur po ashtu se Qendra e Parandalimit në Prishtinë është një ndër objektet më të vjetra, i cili në asnjë mënyrë nuk i plotëson as kushtet elementare për të qenë një qendër paraburgimi kurse Qendra Korrektuese në Dubravë ka pasur përmirësime në trajtimin e të burgosurve, pasi të burgosurve u janë krijuar kushte që të përfitojnë vikende më shumë, vizita të lira, shkuarje në shtëpi dhe lirim të parakohshëm.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: