;)

OBSH: Strategji konkrete për shëndetin e grave dhe fëmijëve në Kosovë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) zyra në Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovë po mbajnë në Prishtinë konferencën : ”Drejt përmirësimit të shëndetit të grave dhe fëmijëve të Kosovës”, bashkë me partnerët e tjerë të involvuar në fushën e ngritjes së shëndetit të grave e fëmijëve dhe shëndetit riprodhues në Kosovë.

Në konferencë përveç Ministri Gashi janë edhe dy eksperte të OBSH-së, Gunta Lazdane dhe Vivian Barnekoë, përgjegjëse për vendet e Evropës Juglindore për shëndetin e nënave dhe foshnjave.

 

Ministri Gashi ka theksuar se ulja e morbiditetit dhe mortalitetit të popullatës, është prioritet parësor i MSh-së në kuadër të Strategjisë Sektoriale Shëndetësore (2010-2014).

 

Duke theksuar faktin se Kosova ka popullatë relativisht të re, ministri ka thënë  se detyrë e MSh-së është që ta bëjë të pamundurën që popullata të jetë sa më e shëndoshë, ndërkohë që të ndodh kjo, MSh i ka kushtuar rëndësi të veçantë ngritjes së kapaciteteve të infrastrukturës, atyre profesionale dhe aspekteve legjislative për mbrojtje sa më të mirë të shëndetit të nënave dhe fëmijëve.

 

Sipas Gashit ulja e shkallës së mortalitetit perinatal në Kosovë në dhjetë vjetët e fundit  është një element inkurajues dhe trendi pozitiv duhet të vazhdojë edhe më tej duke shtuar se një vend mund të çmohet me atë se si e trajton shëndetin e nënës dhe fëmijës.

 

Kurse Gunta Lazdane (OBSH), tha se nuk ka asnjë vend në botë që mund të thotë se e ka rregulluar plotësisht çështjen e shëndetit të nënës dhe fëmijës.

 

Mbrojtja e shëndetit të nënës dhe fëmijëve është një prioritet i lartë, prandaj për këtë, theksoi ajo  shumica e vendeve të botës implementojnë strategji për mbrojtjen e shëndetit të këtyre dy kategorive.

 

Në  konferencë, përfaqësues të MSH-së, IKSHP-së, UNICEF-it, UNFPA-së, QKUK-KOGJ, etj, kanë bërë prezantime të ndryshme dhe debate rreth gjendjes së shëndetit të nënës e fëmijëve dhe shëndetit riprodhues në Kosovë duke u theksua fakti se gjatë ëktij viti, MSh me partnerët do ta finalizojnë Strategjinë për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës në Kosovë, drafti i së cilës është punuar.

 

Si synimi i përgjithshëm i kësaj konference që do të vazhdojë edhe nesër, do të jetë planifikimi i përgjigjes së koordinuar drejt shëndetit të përmirësuar të grave dhe fëmijëve në Kosovë dhe arritjes së objektivave të Mijëvjeçarit që lidhen me këto dy çështje.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: