Delagacion i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s

Asambleja Parlamentare e NATO-s, do ta mbajë seminarin e saj “Rose – Roth” prej datës 11-13 mars në Jerevan të Armenisë, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Bëhet e ditur se  Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga udhëheqësi i delegacionit Xhavit Haliti, si dhe anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës Slobodan Petrovic.

Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s marrin pjesë më se 500 delegatë nga shtetet anëtare të NATO-s, Parlamenti Evropian, asambletë interparlamentare, 72 përfaqësues nga institute kërkimore, organizata joqeveritare, organizata ndërkombëtare etj.

Mësohet se në takim do të debatohet për “Zhvillimet rajonale në Kaukazin e Jugut, sfidat, mundësitë dhe perspektiva“, sikurse do  të bisedohet edhe për marrëdhëniet e Armenisë me NATO-në dhe BE-në si dhe një sërë çështjesh të sigurisë rajonale.

Delegacioni nga  Kosova do ta shfrytëzojë mundësinë që përmes  këtij  evenimenti të  rëndësishëm ndërkombëtar të njoftojë delegacione të ndryshme për hapat që ka marrë Kosova për përmbushjen me vendosmëri të angazhimeve të veta institucionale.

Sikurse do të kërkohet po ashtu edhe  njohja e shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: