Drejtoresha e UNDP-së për Turqi, Katalin Zaim ka ofruar përkrahje për hartimin e strategjive mjedisore
Për një periudhë dy javore do të jem në Republikën e Kosovës për të marrë informacione dhe shqyrtuar përkrahjen për projektet mjedisore ka thënë Katalin Zaim e cila së bashku me drejtorin e UNDP-së për Kosovë Parviz Fartash, kanë vizituar Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bëhet e ditur nga një komunikatë e kësaj ministrie.
Ministri Yagcılar në takim tha se është nevojë e jona imediate është hartimi i strategjive mjedisore.
Kemi bërë disa hapa në këtë drejtim, por tani kemi nevojë për ndihmën e UNDP-së dhe njëkohësisht edhe përvojat e shtetit Turk, sidomos për hartimin e Strategjisë për Biodiversitet, Mjedis dhe Strategjisë për Menaxhimin e Parqeve Nacionale ka thënë Yagcilar.
Ai tha se jemi plotësisht të sigurt se hartimi i këtyre strategjive do të na hapë rrugë drejt hartimit dhe realizimit të projekteve të mirëfillta mjedisore, por edhe ndihmës që do ta kishim nga ana e donatorëve.
Ndërsa Katalin Zaim tha se UNDP ka ndihmuar shumë për përgatitjen dhe hartimin e strategjive të tilla në Republikën e Turqisë dhe se pikërisht këto strategji i kanë hapur rrugë zhvillimit të mëtejmë ekonomik të shtetit turk.
Një ndihmë e tillë sipas znj. Katalin, nuk do të mungoj edhe për Republikën e Kosovës.



