KFOR-i rikthen bashkëpunimin me FSK-në

KFOR-i ka vendosur të tërheqë masën e pezullimit të marrëdhënieve me FSK, pas një takimi që ka pasur me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.

Presidenca ka njoftuar se liderët kosovar dhe komandanti i KFOR-it janë pajtuar të vazhdojë si më parë bashëkupnimi mes FSK-së dhe KFOR-it.

Në komunikatë thuhet se “Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës e definojnë Misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Mbështetja e KFOR-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rrjedhimisht e kufizuar në trajnimin dhe mentorimin e një force, misioni i së cilës është reagimi ndaj krizave emergjente, mënjanimi i mjeteve plasëse dhe mbrojtja civile. Kjo mbështetje është e mbështetur në vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, qëllimi i të cilit ka qenë dhe mbetet vazhdimi i përkrahjes për FSK-në derisa ajo të ketë arritur Kapacitetet e Plota Vepruese“.

“Ne jemi të bindur se zotimet e lartpërmendura janë një bazë e qëndrueshme për KFOR-in për të vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen e tij për FSK-në“ thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga zyra e presidencës.

Kurse, në komunikatën e KFOR-it thuhet se nga këto bisedime është arritur një marrëveshje e re, e cila përcakton mënyrën e përdorimit të armëve nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Kjo forcë mund të përdorë armët e demilitarizuara, por në pajtim me komandantin e KFOR-it.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: