Edhe sot e dridhi pak, 3.8 shkallë

(Update) Zyra për Sizmologji ka konfirmuar se edhe sot paradite ka pas një dridhje e re e tokës, me fuqi më të vogël se ajo e djeshmja.

Dridhja është regjistruar në ora 9:59, sipas orës lokale. Tërmeti ishte i fuqisë 3,8 ballësh të shkallës së Rihterit, tha për Express Naim Zeqiri, shef i Zyrës për Informim në Ministrinë e Energjisë dhe të Minierave, në kuadër të të cilës funksionon Zyra për Sizmologji.

Epiqendra e tërmetit ishte 60 km në juglindje të Istogut. (express/aktualiteti)


Epiqendra e tërmetit afër Istogut

Sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës kanë detektuar sot në ora 14:38 minuta, një tërmet me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut.

“Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë, sipas MCS-64 thellësia 5.2 km”, thuhet në një njoftim të Zyrës për Sizmologji, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe të Minierave.

“Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale”, përfundon komunikata e lëshuar nga Zyra për Sizmologji.

Ndërkaq, sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë, epiqendra e tërmetit ishte diku në rajonin e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Tërmeti thuhet se ishte i fuqisë 4.5 ballë të Richterit. (express/aktualiteti)


Janë ndier dridhje tërmeti në disa qytete të Kosovës

Në disa qytete të Kosovës janë ndier dridhje të fuqishme të tërmetit. Deri më tash nuk raportohet për dëme dhe viktima.(aktualiteti)

Sapo u dridh Prishtina prej një termeti

Në ora 14 e 37 minuta u ndi një termet në Prishtinë por që ende nuk dihet shkalla e fuqisë së tije dhe nuk dihet ende në qoftë se ka pas dëme dhe dridhje edhe në qëndrat tjera të Kosovës. (aktualiteti)



Dridhet Kosova

Sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë, epiqendra e tërmetit ishte diku në rajonin e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Tërmeti thuhet se ishte i fuqisë rreth 5 ballësh të Richterit. (epxress)

Edhe në Vushtri termet

Para disa minutash dy dridhje të fuqishme e kanë goditur qytetin e Vushtrrisë,për momentin nuk ka dëme, por banorët e Vushtrrisë një pjesë e madhe kanë dalur në rrugë nga paniku.(BS)

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: