Prishtina kërkon hapjen e dy vendkalimeve kufitare me Maqedoninë

Prishtina zyrtare ka kërkuar hapjen e vendkalimeve të reja kufitare me Maqedoninë edhe atë të  dy pikat kufitare, në pjesën kufitare Debëllde – Tanushë si dhe Stançiç-Bellanoc, bënë të ditur INA.
 
Thuhet se kjo kërkesë  i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë nga ana e ambasadorit të sapoemëruar të Kosovës  Skender Durmishi.

Me propozimin për hapjen e pikave të reja të kalimeve kufitare është informuar edhe Qeveria, e cila e ka të njohur problemin e pikave kufitare me Kosovën, mirëpo që deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë nismë konkrete.

Ndërkaq Ambasadori  kosovar në Shkup Skender Durmishi deri tani nuk ka dhënë hollësi për prioritetet e tij në cilësinë e diplomatit të parë kosovar në Shkup.
 
Ai gjithashtu deri tani nuk është pritur edhe nga presidenti Gjorgje Ivanov, një praktikë e ndjekur gjatë dorëzimit të kredencialeve nga ambasadorët e huaj në Maqedoni.

Ku ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Republikës së Kosovës, Skender Durmishi dorëzimin e letrave kredenciale i`a bëri javën e kaluar sekretarit Shtetëror të Ministrisë së Jashtme, Abdulkadar Mehmeti.
 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: