SHPK: Dy vetëvrasje dhe dy të vdekur në aksident

Në ditën e djeshme, sipas raportit të policisë  ka pasur një aksident me fatalitet dhe dy vetëvrasje.

Në fshatin Korreticë  e Ulët të Drenasit dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të një veture civile dhe një autobusi, ku shoferi dhe pasagjeri i veturës kanë ndërruar jetë.

Në raport thuhet po ashtu se në lagjen Ulpianë në Prishtinë një femër ka bërë vetëvrasje, duke kërcyer nga kati i katërt i një ndërtese, ku si pasojë e lëndimeve të rënda trupore viktima ka ndërruar jetë në QKUK dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jëtë është dërguar në obduksion.

Ndërsa në Mushtishtë të Suharekës është gjetur i varur me litar një mashkull ku njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.

Kurse në Rr. Shemsi Ahmeti në Mitrovicë ka pasë tentim vrasje dhe në lidhje me rastin janë vetë dorëzuar dy të dyshuarit meshkuj ku me vendim të prokurorit janë ndaluar në qendrën për mbajtje.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: