Biologët në protesta para Rektoratit

Inxhinierët e diplomuar të Biologjisë kanë protestuar të martën para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke shprehur pakënaqësi me moszbatimin e një vendim të qeverisë, i cili kërkonte organizmin e provimeve shtesë për t’u licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Universiteti i Prishtinës do të ketë afat vetëm një javë për të përmbushur kërkesat e inxhinierëve të biologjisë, në të kundërtën do të përballet me protesta edhe më të mëdha.
 
Ky ka qenë mesazhi që këta inxhinierë të diplomuar ia kanë adresuar Rektoratit të martën.
 
Ndërkohë vendimi i marrë nga qeveria në maj të vitit 2009 që Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) dhe Fakulteti i Mjekësisë (FM) të organizonin provimet shtuese ende nuk ka gjetur zbatim.
 
Kurse Rektorati është zgjuar nga gjumi për këtë problem vetëm
të martën pasi është përballur me protestuesit.
 
Ndonëse ankesat e të diplomuarve në Biologji Aplikative në FSHMN radhiten në sirtarët e rektoratit pothuajse për çdo vit që nga diplomimi i gjeneratës së parë në këtë drejtim.
 
Pas shtatë vjet studimeve, njëherë themelore dhe më pas edhe master, Bujar Rexhaj përfaqësues i protestuesve tha se këta të diplomuar janë detyruar me vendim të qeverisë që t’i nënshtrohen provimeve shtesë, vendim i cili, sipas tij, edhe pse u mor përkundër vullnetit të këtyre të diplomuarve nuk u zbatua.
 
 
Drejtimi i Biologjisë Aplikative është hapur në vitin 1997/98  bazuar në një model të Universitetit të Zagrebit dhe i dizajnuar kryesisht për të nxjerrë kuadro laborantësh profesional në treg, por sipas Rexhajt, ky vendim i UP-së është mohuar vet nga UP-ja, duke u pajtuar me vendimin e Kryeministrisë se duhen provime shtesë.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: