;)

McGuffie: GDN mbështet strategjinë për integrimin e veriut

Grupi Drejtues Ndërkombëtar në qëndrimin e tij të shprehur dje në Vjenë ka mbështetur plotësisht përpjekjet për Kosovën Veriore dhe beson se përmirësimi i kualitetit të jetës në veri është i dëshirueshëm dhe se Serbia duhet të luajë rol konstruktiv në këtë proces, tha zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Andy McGuffie.

Duke komentuar përmbajtjen e takimit, McGuffie tha se në të "kanë qenë tri pika kryesore": Ka mirëpritur përparimin që është bërë në Kosovë, ka identifikuar nevojën për të çuar përpara integrimin e të gjitha komuniteteve si çështje prioritare dhe posaçërisht ka shprehur mbështetjen e plotë për fuqizimin e përpjekjeve për Kosovën Veriore, duke marrë parasysh rekomandimet e bëra së fundi nga Zyra Civile Ndërkombëtare dhe qeveria, të cilat beson se do të zhvillohen më tutje, tha Megafi.

Pika e tretë, thotë ai, ishte rishikimi i kompetencave të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar duke u mbështetur në përparimet e bëra sipas planit gjithëpërfshirës për statusin.

"Përfundimi ishte se fokusi i punës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar do të zhvendoset nga mbështetja për themelimin e institucioneve drejt mbikqyrjes së çështjeve të ndryshme në kuadër të planit gjithpërfshirës për statusin. Në këtë kuptim, kompetencat e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar do të mbesin pjesë e kësaj mbikqyrjeje. Është e pritshme që do të ketë një ribalancim të brendshëm të Zyrës Civile Ndërkombëtare", tha McGuffie në një intervistë për BBC-në.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: