Presidenti kroat në largim, Stjepan Mesiq, në një intervistë ekskluzive për BBC-në ndër të tjera ka thënë se çështja e kufijve në Ballkan përfundimisht është zgjidhur. Sipas tij, Beogradi "nuk është e thënë ta njohë Kosovën", por nuk guxon të pengojë të tjerët të komunikojnë me të, kurse duke folur për Bosnjën, zoti Mesiq tha se çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes negociatave e jo shkëputjes së Republika Serpskës.
Në intervistë Mesiq fokues të veçantë i jep edhe situatës në Kosovë dhe ambientit të saj , duke inkurajuar serbët që kanë braktisur Kosovën të kthehen në Kosovë.
Unë kam parë aktet normative të Kosovës ku sigurisht sot ekziston mbrojtja më e mirë e pakicave kombëtare. Kosova ka standardet më të larta të mbrojtjes së pakicave që ekzistojnë sot në Evropë, nenvizon Mesiq.
I pyetur për viziten në Kosovë, vlerësimet që janë bërë, edhe përkundër refuzimit të Beogradit për ta pranuar relitetin e ri në Kosovë, presidenti Mesiq ka theksuar se Beogradi nuk është e thënë ta njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët të komunikojnë me Kosovën. Unë kam qenë në Kosovë. Ata tani kanë nevojë për t'u zhvilluar. Dhe, bashkësia ndërkombëtare e sidomos Evropa duhet të mbajnë llogari që në Kosovë të aktivizohen të gjitha potenciale e tyre ekonomike dhe para së gjithash potencialet njerëzore.
Ndërsa sa i përket vizitës së tij në Prishtinë, si një pretekst që ka acaruar marrëdhëniet me Serbinë, Mesiq ka thënë se nuk e di pse Beogradi krijon problem nga vizita ime në Prishtinë. Po ashtu, nuk e di pse Beogradi krijon çështje edhe nga fakti se disa shtete të tjera e njohin Kosovën ose vendosin marrëdhënie diplomatike. Pse nuk i ndërpresin marrëdhëniet me Uashingtonin nëse u pengon aq shumë që dikush e njeh Kosovën.
Kurse i pyetur për qëndrimin lidhur me procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, pesidenti Mesiq ka shtuar se ne kemi paraqitur padinë, ne kemi paraqitur edhe argumentet dhe i takon Gjykatës që tani ta zgjidhë këtë. Serbia është paraqitur me kundërpadi, por dihet fort mirë se tanket kroate nuk kanë shkuar në drejtim të Beogradit dhe Novi Sadit. Dihet se tanket nga Beogradi dhe Novi Sadi, madje të mbuluara me lule, erdhën në drejtim të Kroacisë dhe shkatërruan Vukovarin dhe qytete të tjera. Pra, fjala është për dy çështje.
Në fund i pyetur për mandatin e dytë presidencial, në ballë të Kroacisë, dhe cili do të jetë roli i tij pas pensionimit , Mesiq ka thënë se ajo që unë e kamë dëshiruar së tepërmi është që gjatë mandatit tim Kroacia të hyjë në Bashkimin Evropian. Realizuam një objektiv - hymë në Aleancën e NATO-s, por këtë objektivin tjetër të politikës së jashtme nuk ia dolëm ta bëjmë realitet. Kjo do të ndodhë për një apo dy vjet. E sa përket pas mandatit sigurisht se nuk do të merrem me këtë politikën operative me të cilën jam marrë tani, por gjithmonë do të jem në dispozicion të qeverisë kroate dhe të presidentit kroat nëse ata kërkojnë shërbimet e mija. (bbc/aktualiteti)




