;)

BE: 2 milion euro për përmirësimin e kapaciteteve te ujërave në Kosovë

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë prezantoi  sot rezultatet e projektit dyvjeçar të financuar nga BE-ja i cili ka përkrahur Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Projekti në vlerë prej afër 2 milionë euro ka pasur të bëjë me zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme teknike dhe institucionale për trajtimin me kujdes të uji dhe burimeve të ujit në Kosovë, në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Evropian.

Aktivitetet në kuadër të këtij projekti ishin të përqendruara në veçanti në shtratin e lumit Drini i Bardhë.

Shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE, Kjartan Björnsson tha se “Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian po e monitoron progresin në sektorin e ujit dhe do të vazhdojë t’ia ofrojë ndihmën e nevojshme qeverisë së Kosovës për t’u siguruar që objektivat  e BE-së lidhur me ambientin e sidomos me ujin dhe burimet e ujit janë arritur. (rtk/ aktualiteti)

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: