Aktualiteti.com

Kuvendi i Republikës së Kosovës , seancë solemne me 17 shkurt

Në mbledhjen e kryesisë të Kuvendit të Kosovës, qe u mbajt të hënën në Prishtinë, kryesia e Kuvendit ka vendos që të orgënizohen edhe dy seanca plenare.

Kryeparlamentari Krasniqi tha se seanca e re  e punës së kuvendit do të mbahet më 11 shkurt ndërsa seanca solemne do të mbahet më 17 shkurt më rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Krasnqi, deklaroi se seanca e re e punës do ti ketë  pesë ligje në udhëzimin e parë dhe 2 ligje në udhëzimin e dytë.

Sa i përket çështjes për kërkesën e formimit të grupit të ri parlamentar “ Për Integrime” kryeparlamentari Krasniqi tha se kjo çeshtje duhet të shkon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Republikës së Kosovës.

Në seancën e radhës të Kuvendit pritet të shqyrtohen disa projektligje që kanë të bëjnë me Administraten Shtetërore të Republikës së Kosovës, për Gazetën zyrtare te Republikës së Kosovës, për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës e disa projektligje të tjera.