Ministri shqiptar i mbrojtjes, Arben Imami, ka konfirmuar kërkesën e Shqipërisë formuluar në Stamboll që reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë të bëhet në përputhje me rritjen e sigurisë.
"Kosova tani ka stabilitet si nga ana politike, ashtu edhe sa i përket krimit dhe trafiqeve, por ka një problem sigurie në veri e që sponsorizohet nga Beogradi, gjë që shkon thelbësisht kundër të gjitha përpjekjeve të NATO-s dhe të komunitetit ndërkombëtar për stabilitet në Kosovë. Natyrisht që me ndryshimin e kushteve do të ketë edhe një zbritje të trupave të NATO-s atje, por ne kërkuam (në Stamboll) që ajo të jetë proporcionalisht me rritjen e sigurisë, në veçanti në pjesën veriore të Kosovës", tha Imami
në një intervistë DW-së në Mynih, në Konferencën e Sigurisë.
Më parë ai kishte qenë në takimin e ministrave të mbrojtjes së Nato-s në Stamboll. (dw/aktualiteti)




