Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Pajaziti, e cila humbi më të dashurin e saj, z. Xhelil Pajaziti, anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor.
”Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, z. Xhelil Pajaziti, anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”.
“Lajmin për shkuarjen në amshim të Xhelil Pajazitit e kemi marrë me pikëllim të thellë, por jemi të bindur se virtytet e tij do të kujtohen përherë me nderimin më të lartë nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! “ thuhet ndër të tjera në telegram.




