Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pajaziti, me rastin e ndërrimit të jetës së anëtarit të KQZ-së dhe veprimtarit të shquar të PDK-së, Xhelil Pajaziti.
“Duke rrjedhë nga një familje atdhetare, si vëlla i Kadri Zekës, veprimtarit të devotshëm të çështje kombëtare, jeta dhe aktiviteti i Xhelil Pajazitit që në kohët më të vështira që kaloi populli ynë e deri në periudhën e shtetndërtimit, ishte e tëra në funksion të lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve stabile kosovare”, thuhet në telegram.




