Shkruhen parulla në Prishtinë

Dy punëtorë të cirkut italian, i cili për disa javë ka ofruar shfaqje në Prishtinë, kanë provokuar situatën në qendër të Prishtinës, dukë vënë mbishkrime nacionaliste në muret e stadiumit të Prishtinës. Një shtetas serb dhe një maqedonas, të cilët në ditën e fundit të punës shkarravitën muret e stadiumit duke shkruar fjalët, si: “Made in Serbia”, “Maqedonia”, etj. Policia e Kosovës ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dyshuarit kryesorë në stacionin më të afërt policor. Dëshmitari kryesor, Habib Raci, punëtor në Ansamblin e Valleve “Shota”, ka thënë së menaxheri kryesor i cirkut nga Italia, fillimisht nuk deshi t’i identifikojë punëtorët e tij. “Kur kanë shkruar “Made in Serbia” kam vrapuar pas tyre. Më pas kam folur më dy shokët e mi dhe e kemi thirrur policinë”, tregon Raci. Më i mllefosur shprehët një pronar restoranti në të cilin punëtorët e cirkut italian ishin shërbyer gjatë gjithë kësaj kohë. Ai thotë së një pjesë e punëtorëve i takojnë nacionalitetit serb.
Sipas tij, kjo, ka qenë arsyeja kryesore që në ditët e para të punës komunikimi është bërë vetëm në gjuhën italiane. “Ata i kemi pritur si është më së miri dhe ia si na e shpërblyen”, thotë Sahit Kelmendi. Nga ana tjetër, menaxheri kryesor i cirkut, Christian Belluci, ka thënë se dy të arrestuarit janë larguar nga puna para një jave. Sipas tij, gjithë kjo është bërë në shenjë revolte nga ana e tyre, të cilët pasi kanë mbetur pa punë kanë dashur të dëmtojnë imazhin e cirkut italian në Kosovë.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: