Dubravë - Gjykata e Qarkut e Prishtinës ka dënuar ish-policin, Besnik Hasani, me 25 vjet burg, Shpend Qerimin me 25 vjet burg dhe ka liruar për mungesë provash ish-pjesëtarin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Nysret Qena. Ata ishin akuzuar për shpërthimin e 24 shtatorit të vitit 2007 te lokali “Sekiraqa” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, me ç'rast vdiqën dy persona dhe u plagosën 11 të tjerë.



