LDK e PDK “shkurorëzohen”, bie qeveria Thaçi?

Bexhet Pacolli bëhet kryetar i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministër, kurse Nexhat Daci kryetar i Kuvendit
 
Pas një takimi të presidentit Fatmir Sejdiu me kryeministrin Thaçi është rënë dakort që të prishet koalicioni ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë në opozitë, kurse PDK-ja do të lidh koalicion me AKR-në e Behxhet Pacollit dhe me LDD-në e Nexhat Daci.

Marrëveshja ndërmjet këtyre tri subjekteve politike pritet të nënshkruhet nesër në orën 14:00.

Sipas kësaj marrëveshje, Behxhet Pacolli i AKR-së do të marrë postin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi atë të kryeministrit, kurse Nexhat Daci, atë të kryetarit të Kuvendit.

Tani për tani nuk ka njoftime zyrtare lidhur me këtë, por duket se shkas është bërë marrëveshja LDK-AAK në Prizren, për çka ka hidhëruar PDK-në.

Duhet thënë se të tri partitë shkojnë në marrëveshje koalicioni edhe në nivel komunal, ku kandidatët janë në garë për balotazh.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: