Serbia ia dërgoi sonte Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të bashkuara propozimin e rezolutës për Kosovën, i cili është harmonizuar me Bashkimin Evropian, rqporton Blic.
Teksti i rezolutës së re e zëvendëson atë të rezolutës së mëparshme dhe në këtë propozim-rezolutë nuk do të ketë amendamente. Komplet teksti i rezolutës së re është ky:
a) Të vetëdijshëm për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.
b) Duke marrë parasysh funksionet dhe autorizimet e saj mbi bazë të kartës së Kombeve të Bashkuara.
c) Duke përkujtuar në rezolutën e saj 63/3 nga data 8 tetor 2008, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë mendimin e saj këshillëdhënës në lidhje me pyetjen: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e organeve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”.
d) Duke pranuar me respekt mendimin këshillëdhënës të GJND-së nga data 22 korrik 2010 se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën dhe pas shqyrtimit të vëmendshëm të saj, duke përfshirë edhe çështjet për të cilat është dhënë mendimi.
e) Merr në dijeni përmbajtjen e GJND-së lidhur me atë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën, si përgjigje në kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme.
f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet palëve. Procesi i dialogut vetvetiu do të jetë faktor i paqes, sigurisë dh stabilitetit në rajon. Ky dialog ka për qëllim të avancojë bashkëpunimin, të realizojë përparim në rrugën drejt BE-së dhe të përmirësojë jetesën e njerëzve.



