Për BE-në statusi i Kosovës i zgjidhur

Për BE-në çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur dhe është iluzore të kërkohet rikthim në çështjen e pavarësisë.

Ky është fakt të cilin e kanë njohur 70 shtete, është shprehur ambasadori francez në Beograd, Zhan Fransoa Teral.

Mirëpo, sipas tij, mbetet të zgjidhen një numër problemesh konkrete që kanë të bëjnë me popullsinë serbe në Kosovë si dhe të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës.

Për Parisin nënkuptohet se Serbia që të jetë e sukseshme në rrugën e hyrjes në BE, duhet të "normalizojë marrëdhëniet me të gjithë fqinjët, pra edhe me Kosovën".

Një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e pranueshme për të gjitha palët, do të krijonte një terren të përshatshëm për këtë, ka thënë ambasadori në largim i Franncës në Serbi në një intervistë për gazetën 'Veçernje Novosti'.

Diplomati francez theksoi se GJND qartë ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare, andaj sipas tij,mund të priten njohje të reja të Kosovës, transmeton QIK.

Ndonëse pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ai theksoi se të gjitha vendet e BE-së, ndajnë mendimin se Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë rrugët e dialogut, siç e ka shprehur këtë zonja Eshton në emër të 27 anëteve pas shpalljes së mendimit të GJND-së.

Teral përsëriti se BE nuk do të kërkojë nga Serbia të njohë Kosovën, por shtoi se Beogradi duhet të gjejë mënyrën që të normalizojë marrëdhëniet e veta me Prishtinën.

Në konstatimin se kohëve të fundit janë aktualizuar rrëfimet për ndarjen e Kosovës dhe nëse ky është një skenar realist, ambasadori Taral mohoi të ketë dëgjuar që sërish të flitet për ndarjen e Kosovës.

Gjithmonë kemi folur se kjo jo vetëm që është një opsion joreal, por edhe i rrezikshëm, tha ai.

 

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: