Ambasadori britanik në Serbi, Stiven Uordsvorth, ka deklaruar se vendet e Bashkimit Evropian janë dakorduar me tekstin e rezolutës së Serbisë për Kosovën.
Fakti se pajtueshmërinë për tekstin e kanë arritur të 27 vendet e BE së, përfshirë edhe 5 vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën, garanton se formulimet nuk do ta paracaktojnë çështjen e shtetësisë së Kosovës, është shprehur ambasadori Uordsvorth sot në Beograd, duke shtuar se në tekst nuk kërkohet që Serbia ta pranojë Kosovën.
Sipas tij, bëhet fjalë për gjetjen e mënyrës së njohjes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ai mëtutje tha se shpreson që Serbia dhe BE ja të arrijnë një marrëveshje, që do të jetë bazë për të shkuar së bashku në Asamblenë e Përgjithshme të OKB së, me rezolutë, që atëherë do të miratohej me konsensus.
Ambasadori Uordsorth gjithashtu tha se për Britaninë dhe për të gjitha vendet e tjera të BE së, që e kanë njohur Kosovën, në propozim rezolutën e Serbisë ishin të papranueshme shumë çështje, në mesin e të cilave, edhe hapja e rrugës për bisedime të reja për status.



