Fiter-Bajrami më 9 shtator

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë më 8 shtator 2010.

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të enjten më 9 shtator 2010.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në xhaminë ”Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 5:40 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.

Ligjëratën e parë do ta mbajë Mr. Ragmi Destani ndërsa të dytën dr. Adnan Ahmeti.

Namazi i Fitër-Bajramit falet në orën 6:46, të cilit do t''i prijë kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora.

Ndërsa hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava i cili do t''u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e festës së Fitër - Bajramit, ditën e parë, më 9 shtator 2010, Myftiu i Kosovës si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9 -12.

Në orën 14:00, Myftiu Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët do të vizitojë familjen Jasharaj në Prekaz.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër Bajramit duke e lutur Zotin që t''i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona.

 

 

 

 

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: