Në mjediset e OKB-së, vendoset flamuri i Kosovës

Organizata jo qeveritare, “Little People of Kosova”, është ftuar drejtpërdrejt nga OKB-ja, të marr pjesë në Konferencën treditore të shteteve mbi Konventën ndërkombëtare të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, raporton Agjencia e lajmeve INA.

Në këtë konferencë, e cila është organizuar nga Divizioni për politike sociale dhe zhvillim po marrin pjesë më shumë se 150 delegacione shtetërore dhe OJQ nga mbarë bota.

“Little People of Kosova”, e cila ka status konsultativ që nga viti 2006 në OKB, me këtë rast organizoi një 'work shop' dhe ekspozitë me fotografi të kulturës autentike të personave me aftësi të kufizuara, me ç’rast vizitorëve të shumtë si dhe të pranishmeve në konferencë ju shpërnda material i ndryshëm propagandistik, lobues për shtetin më të ri të botës, Kosovën.

Korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA pranë OKB-së, deklaroi se delegacioni nga Kosova duke demonstruar edhe simbolet e shtetit të Kosovës, flamurin e saj dhe simbole të tjera është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara zotin Ban Kin Moon.

Sipas agjencisë INA i gjithë ky manifestim u zhvillua nën flamurin e Kosovës të vendosur në disa nga muret dhe sallat ku mbaheshin takimet nga drejtoresha e bordit të Organizatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë” Little People of Kosova,” Diana Toska. (INA)

 

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: