Republika e Kosovës vitin e ardhshëm do të plotësojë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, premton ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Ai bëri të ditur se në fillim të vitit 2011 do të fillojë edhe prodhimi i pasaportave biometrike. Ndërsa në dhjetor, do të kompletohet projekti për digjitalizimin e regjistrit civil.
Me liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, Kosova mbetet i vetmi vend në rajon pa lëvizjen e lirë të qytetarëve.



