Topi kërkon nga OKB ta përkrahë Kosovën

Presidenti Bamir Topi, u ka dërguar një mesazh të gjithë Kryetarëve të Shteteve anëtare të OKB-së ku kërkon përkrahje për pavarësinë e Kosovës dhe shtim të numrit të vendeve që njohin statusin e saj.

Po ashtu në mesazhin e tij, publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Topi thekson edhe rëndësinë e mospërkrahjes së rezolutës që Serbia do të paraqesë në sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme.

Sipas kreut shqiptar, rezoluta e njëanshme është një përçapje që cënon mandatin e GJND-së dhe autorititetin e OKB-së.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: