Berisha- Thaçi:OKB-ja në anën tonë

Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim homologun e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin ka diskutuar rreth seancës për Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një çështje që ka të bëjë me ligjin ndërkombëtar dhe se në OKB, Kosova shkon me këtë të drejtë.

Gjatë takimit diskutuam për sesionin e ardhshëm të asamblesë së OKB-së dhe bashkërendimin i përpjekjes për njohje të reja të mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë kontekst, theksoj se vendimi i GJND-së për çështjen e pavarësisë së Kosiovës, e ka shndërruar në çështje të njohjes dhe zbatimit të ligjit ndërkombëtar.

Pra është një çështje shumë herë më e madhe se ajo midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Jam i bindur se është një çështje që do të gjejë mbështetje në selinë e Kombeve të Bashkuara, u shpreh Berisha.

Më tej, ai tha se Shqipëria do të japë ndihmën e saj modeste për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Natyrisht kjo është një çështje madhore të vendeve të KUINT-it, por diplomacia e Kosovës po bën përpjekje të mëdha.

Shqipëria po bën të gjitha përpjekjet për të dhënë kontributin modest për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha Berisha.

Më tej Berisha theksoi se udhëheqja shqiptare do punojë me të gjitha përpjekjet që Beogradi të njohë realitetin e ri të Kosovës.

“Po bëjmë të gjitha përpjekjet që synojnë që ta bëjnë Beogradin ta njohë realitetin e ri, dhe këto janë të mirëpritura.

Dhe përpjekja e qeverisë sonë të palodhur për të ndihmuar që Beogradi të përshtatet me realitetin e ri ka të gjitha format e dialogut e të bashkëpunimit”

Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës, Thaçi duke shprehur mirënjohjen për rolin e Shqipërisë, tha se për Kosovën priten tashmë njohje të reja dhe se në OKB ajo është e përgatitur për të mbrojtur të drejtën e saj.

“Ne diskutuam mbi zhvillimet në rajon, natyrisht edhe për perspektivën euroatlantike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Theksuam angazhimet e gjithanshme për paqen dhe stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon”, u shpreh Thaçi.

Sipas Thaçit, ideja e prezantimit të Kosovës nga Shqipëria si shteti i ri i Ballkanit është edhe përgjigja më e mirë ndaj shtetit të Serbisë.(bw/aktualiteti)

 


 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: