Presidenti serb Boris Tadiç do të vizitojë sot Slloveninë.
Tadiç do të takohet me Kryeministrin Sllovenisë, Borut Pahor, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë.
Pahor dje në një deklaratë për gazetarët në Lubjanë, kujtoi se vizita e Presidentit serb vjen para debatit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 9 Shtator, lidhur me rezolutën serbe për Kosovën dhe njoftoi se fokusi i bisedimeve me Tadiçin do të jetë ajo se "çfarë mund të bëjë Lubjana për të gjetur një zgjidhje që do të kënaqë shumicën e vendeve anëtare të BE”.
Sipas Pahor, është shumë e rëndësishme që Serbia të përcaktohet kah një perspektivë evropiane dhe Sllovenia do ta ndihmojë atë në këtë rrugë.
Edhe pse presidenca serbe tha se është një vizitë pune, B92 tha se kabineti i kryeministri i Sllovenisë njoftoi se Tadiç arrin për një vizitë private, gjatë së cilës do të konsiderohet takimi si "një çështje aktuale ndërkombëtare."
Bisedimet, sipas B92, do të zhvillohen në Dobrovo, fshat turistik në kufirin me Italinë.



