Shpresoj se do të kemi rezultat pozitiv sa i përket rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe jam i gatshëm të jap para nga financat e mia për ngritjen e një monumenti atyre që kontribuuan në këtë çështje.
Mirëpo, frikësohem se do të përballemi me një përgjigje negative në Nju Jork, u shpreh lideri i Partisë Përparimtare të Serbisë, Tomislav Nikoliq, në një intervistë dhënë të përditshmes serbe “Danas”.
Sipas fjalëve të tij, ata që përpiluan rezolutën dhe e dërguan atë në AP të OKB-së, duhet të japin dorëheqje në rast të dështimit të saj, raporton gazeta Zëri.
Në rast të dështimit, Boris Tadiq duhet të jep dorëheqje.
Fakti që Presidenti i Serbisë shkelë Kushtetutën dhe bën gjëra që nuk janë në kompetencat e tij, por që nuk më jep as mu të drejtën ta zëvendësojë atë.
Mirëpo, unë besoj se ai është njeri i përgjegjshëm dhe do ta paraqes dorëheqjen e tij dhe do ta merr përgjegjësinë për politikën e tij të pasuksesshme, theksoi Nikoliq.



