Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka shprehur solidaritetin e tij me familjarët e personave të pagjetur.
Sot, derisa bota e përkujton Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, mendjet tona janë me më të dashurit e personave të pagjetur.
Kjo ditë na përkujton se afro 1500 persona janë ende të pagjetur në Kosovë të cilët janë zhdukur si rezultat i konfliktit të armatosur, është shprehur Feith.
U shpreh nderimet e mia të gjitha organizatave ndërkombëtare, shtetërore dhe lokale të cilat angazhohen për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.
Zbardhja e fatit të personave të pagjetur është një përpjekje e cila nuk mund të realizohet pa punën e shumë të afërmve të viktimave, organizatave jo-qeveritare, organizatave ndërkombëtare dhe shtetërore të cilat punojnë pa u lodhur për të mësuar për fatin ose vendndodhjen e të pagjeturve, deklaroi Përfaqësuesi Civil ndërkombëtar, Pieter Feith.
Të gjitha mjetet e nevojshme duhet përdorur për të trajtuar paqartësitë juridike, sociale dhe emocionale të familjeve të personave të pagjetur.
Prandaj, e nxis legjislaturën që të miratojë një ligj për personat e pagjetur për të fuqizuar mbështetjen ndaj anëtarëve të familjeve dhe përpjekjeve të tyre për të ndërtuar sërish jetën dhe komunitetet e tyre, tha për fund Feith.



