Pozita të reja për 9 zyrtarë policor

Si rezultat i fillimit të ndryshimeve dhe reformave në polici, bazuar në vlerësimet e bëra në kuadër të metodologjisë së re të punës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Behar Selimi, ka marrë vendim për caktim dhe emërim të zyrtarëve policor në pozitat si në vijim:

Kolonel Jahë Avdiu - Ushtrues detyre (U/D) Drejtor i Drejtorisë për hetime të brendshme - DPP Prishtinë, Kolonel Izet Azizi - U/D - Drejtor Rajonal, DRP Ferizaj, Nënkolonel Sami Shabani - U/D - drejtor Rajonal - DRP Mitrovicë, Kapiten Bashkim Spahiu - U/D shef i operativës DRP Prishtinë, Kapiten Milija Millosheviç - U/D Mbikëqyrës i njësisë për komunitet - DRP Mitrovicë, Kapiten Avni Zabeli - U/D Komandant stacioni Jugu - DRP Mitrovicë, Kapiten Branisllav Kragoviç - U/D Komandant stacioni veri DRP Mitrovicë, Kapiten Zvezdan Spasojeviç - U/D Komandant pika kufitare në Jarinje DRP Veri - Policia Kufitare dhe Toger Basri Durmishi - U/D Komandant stacioni policor në Skenderaj - DRP Mitrovicë.

Në kuadër të përpjekjeve për ndryshime pozitive dhe riorganizim në Policinë e Kosovës, ndryshimet e fundit në PK  sipas një komunikate lëshuar nga Policia e Kosovës janë bërë duke u bazuar në menaxhimin në bazë të performancës, mënyrës së shfrytëzimit të burimeve dhe nevojave të shërbimit.

Vendimi për caktim dhe emërim të zyrtarëve policor në pozitat si më lart do të jetë efektiv nga 31.08.2010.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: