30 ditë paraburgim për mjekët Çeku dhe Kastrati

Prokuroria e Qarkut në Pejë ua ka vazhduar edhe për 30 ditë masën e paraburgimit kirurgut Gani Çeku dhe anesteziologut Besim Kastrati.

Vazhdimi i paraburgimit është bërë me urdhër të prokurorit. Mjekët Çeku e Kastrati, janë arrestuar të enjten pasdite, pas vdekjes së fëmijës Redon Kelmendi, 11 vjeçar.

Redoni i ndjerë kishte vdekur në Spitalin e Shkupit, ku ishte dërguar për trajtim për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, pasi ishte bërë synet, në ordinancën e dy mjekëve të paraburgosur. Në të njëjtën ordinancë, bashkë me Redonin e ndjerë, ishin bërë synet edhe vëllai i tij Ismeti ,5 vjeçar, dhe djali i axhës, Valtrimi.

Ismeti, gjendja e të cilit ishte keqësuar pasi ishte bërë synet, është dërguar nga Spitali i Shkupit në një spital të Munihut, në Gjermani. Valtrimi nuk ka pasur komplikime shëndetësore pasi është bërë synet.

Ekspertët dhe hetuesit janë duke bërë hetime lidhur me shkaqet e që kanë quar në vdekjen e Redonit dhe përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Ismetit. (qik)

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: