Gjashtë të plagosur në një shpërthim në Novobërdë

Në një shpërthimin që ka ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Bostan të komunës së Novobërdës, janë plagosur gjashtë persona, nga të cilët njëri është në gjendje të rëndë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Graçanicës, ndërsa njëri prej tyre i është nënshtruar operacionit. Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në një objekt të improvizuar gjatë një feste në qendër të fshatit, ku jetojnë familje serbe dhe rome.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani, citohet të ketë thënë se policia është në kërkim të një serbi, i cili dyshohet se ka aktivizuar një granatë dore. Bëhet e ditur se KFOR-i që kishte dalë në vendngjarje së bashku me Policinë e Kosovës ka gjetur edhe një granatë të pashpërthyer.

 

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: