Integrimi Kosovë- Shqipëri, Berisha sjell planin

Sipas burimeve në Kosovë dhe në Shqipëri, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij dyditore në Kosovë, më 6 dhe 7 tetor, do të sjellë një platformë konkrete të integruar kombëtare.

Thuhet se kryeministri Berisha dhe kryeministri Thaçi do të nënshkruajnë një sërë dokumentesh dhe marrëveshjesh për liberalizimin universitar, lëvizjen e lirë të njërëzve, unfikimin e sistemit ekonomik, arsimor, doganor, të sigurisë dhe draftmarrëveshjen për Portin e Shëngjinit.
Bëhet e ditur se me këtë vizitë do të fillojë se zbatuari ideja prijëse e projektit të së ardhmes për Shqipërinë dhe Kosovën, ide kjo për integrim, unifikim dhe bashkim kombëtar, që bazohet fuqishëm në idealet e sotme evropiane.

Kjo ide paraqet një mundësi të re për të shënuar progres të ri në fushën e marrëdhënive dhe për të hapur porta të reja në drejtim të ndërtimit të strategjive të përbashkëta kombëtare, drejt afirmimit të faktorit shqiptar në proceset paqësore, demokratike, jo vetëm të Evropës Juglindore, por edhe në kuadër të politikave të BE-së.

 

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: