Tetë mënyra për ta parandaluar aferën jashtëmartesore

Nuk ekziston tip i veçantë i meshkujve që është i paraprirë për ta tradhtuar gruan, për të mos thënë se të gjithë janë të prirë për mashtrim, në rrethana të caktuara. Në vend që ta mundoni veten me pyetjen ‘pse’, mendoni për mënyrat sesi ta parandaloni një gjë të tillë. Ja çka mund të ndihmojë në këtë drejtim.

Falënderimi

Martesa fillon me deklarimin “se do të jemi bashkë deri në vdekje”. Megjithatë, është mirë që, çdo ditë të re, ta konsideroni sikur të ishte dita e fundit që e kaloni me partnerin bashkëshortor. Riorganizojeni lidhjen në atë mënyrë sikur lidhja juaj do të mund të përfundonte menjëherë.

Kjo na nxitë që personit që e duam t’i ofrojmë dashuri dhe t’ia bëjmë me dije se ka më së shumti rëndësi për ne. Një kompliment, porosi e shkurtër, një darkë e veçantë, do të mjaftojnë që ai/ajo të ndihet person që e do dikush.

Intimiteti

Shpesh, meshkujt paraqiten si robër të libidos së tyre, por e vërteta është se ata fillojnë një aferë për shkak të dëshirës që të jenë intimë me ndonjë person, jo vetëm në aspektin fizik. Por, duhet ta dini që mashkulli hapet emocionalisht vetëm pasi që të ketë krijuar lidhje fizike.

Fjalët e mëdha

Vajzat flasin për gjithçka me shoqet e tyre, por djemtë rrallë flasin me shokët e tyre rreth emocioneve. Nëse hetoni se partneri dëshiron t’u thotë ndonjë gjë, atëherë dëgjojeni me kujdes, mbani mend atë që ka thënë dhe merreni me seriozitetin më të madh.

Faktorët e miqësisë

Gruaja mund ta parandalojë mashtrimin e burrit të saj, duke insistuar që ai të kalojë një kohë më të madhe me shokët e tij, të tanishëm dhe të shkollës. Në këtë mënyrë, mashkulli do ta ndjejë një lidhshmëri të fortë dhe do të vetëdijesohet rreth ekzistimit të tij në ndonjë shoqëri, duke mos e kërkuar këtë gjë në ndonjë lidhje të padobishme.

Rrituni bashkë

Kjo ka rëndësi të madhe sidomos për çiftet që janë bashkë që nga ditët e shkollës së mesme. Kur ta filloni lidhjen në moshën 20 vjeçare, atëherë duhet që të zhvilloheni bashkë dhe ta përcillni njëri-tjetrin, thjeshtë, të rriteni bashkë. Bëni qëllime të përbashkëta dhe do t’ia dilni.

Biseda është e dobishme, por veprimi është më i mirë

Gratë zakonisht janë ato që duan t’i zgjidhin problemet me dialog. Natyrisht, kjo është gjë e mirë, por meshkujve më shumë u pëlqejnë veprimet. Pra, evitoni bisedat tepër të gjata, ndonjëherë edhe të tepërta dhe bëni diçka të dobishme dhe konstruktive për të dy ju. Në këtë mënyrë do të tregoni se jeni një damë e vërtetë. Në vend që të flisni rreth asaj sesi jeni larguar nga njëri-tjetri, më mirë është që, psh, të regjistroheni në ndonjë kurs, ku do të keni rast që të kaloni më shumë kohë bashkë.

Dëshirat

Grave iu pëlqejnë gjërat e rralla dhe të çmueshme, sikur që janë diamantet, veshjet, ushqimet e rralla... Kjo u jep atyre përshtypjen se jeta është e vlefshme. Por, që partneri t’ju shohë juve si gjë të vlefshme në jetën e tij, është e nevojshme që të ketë dëshirë të flaktë për ju. Gjejeni ndonjë aktivitet të lirë, shëtitni. Lëreni burrin tuaj vetëm ndonjë ditë gjatë javës. Duke mos ju pasur pranë, ai do t’ua dijë kimetin më mirë.

Besimi

Nëse keni besim te vetvetja dhe te partneri, atëherë keni më shumë gjasa që të keni një jetë të gjatë e të lumtur së bashku. Kjo nënkupton që nuk do të përqeshni të metat e partnerit, do t’i ofroni përkrahje të parezervë, e momentet e dobësisë nuk do t’i përdorni si argumente gjatë grindjeve dhe mospajtimeve.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: