Pantallonat e mëndafshtë, bluzat e lehta valëvitëse dhe fundet nga me motive lulesh janë domosdoja e kësaj stine
Nuk pranoj rrobat e mbrëmjeve, stili i vërtetë, i cili nuk mund të blihet me para, ka të bëjë me rrobat e lehta – ka deklaruar me një rast kreatorja Stella Mekartni. Koleksioni i saj për pranverë/verë të vitit të sivjetmë është inspiruar me motive delikate nga vitet 1970, por edhe nga gardëroba e nënës së saj, Linda. Fustanet ‘denim’ me qepje ‘A’, të cilët përthekohen përpara, ‘pantallonat e nxehtë’ me bel të lartë, fustanet e bardhë të mëndafshtë në kombinim me bluzat me qepje të lirë dhe fustanet valëvitëse janë kryefjala dhe kallëzuesi i gardërobës të cilën duhet ta ketë çdo femër këtë pranverë/verë.
Ajo që preket nga Stella Mekartni, menjëherë shndërrohet në trend valëvitës.
Edhe disenjatorët e tjerë janë përkujdesur që në rrobat për këtë stinë të fusin një dozë të glamurit, duke krijuar fustane të mëdhenj romantikë me shtresa.
Ecja si në ‘gjilpëra’ nuk është e preferuar
Njëra nga pamjet më të pahijshme është kur një grua e bukur ecë si në ‘gjilpëra’ me këpucë me taka të larta, e krahas trendit më të ri të takave të ulëta, ju keni mundësi që ta mbroni edhe shëndetin tuaj. Si duket disenjatorët kanë marrë seriozisht faktin që, sivjet, shumë manekine në pista të modës janë rrëzuar për shkak të këpucëve me taka të larta, prandaj kanë paraparë këpucë më të ulëta.
Pak ‘burrëri’
Në trend është edhe një dozë i pamjes profesionale, si dhe një pjesë e pamjes mashkullore, e cila mund të arrihet me anë të rrobave të femrave të qepura me mjeshtëri, me pallto dhe jelekë me vija të ngushta, sikur ato që janë parë në koleksionet e “Dolce&Gabbana” dhe “Ralph Lauren”-it. Kombinimi ideal i anës tuaj mashkullore dhe femërore mund të arrihet me anë të një fustani të ngushtë të mëndafshtë dhe me një pallto me qepje strikte.



