Menyja për bukuri

Cilat ushqime ju bëjnë të dukeni më e bukur

Avokado, salmoni, vezët… janë vetëm disa nga ushqimet me anë të të cilave, nëse i hani rregullisht, mund të arrini ta keni një ten të mrekullueshëm. Lexoni se cilat ushqime të tjera bëjnë pjesë në këtë grup.

Avokado

Kjo pemët tropikale është burim i mrekullueshëm i substancës me emrin biotinë. Është e dobishme për lëkurën e thatë, duke ndikuar njëkohësisht edhe që të keni thonj të fortë dhe flokë të shkëlqyeshëm. Hajeni këtë pemë kohë pas kohe, e mund ta veni edhe në fytyrë, në formë të rriskave të holla.

Çaji i gjelbër

Ky çaj është magazinë e polifenoleve. Pijeni sa më shpesh, meqë është njëri nga çajet më të dobishme për lëkurën e shëndoshë, e është edhe i dobishëm për nxjerrjen e sasisë së tepër të lëngjeve nga organizmi. Do të ishte mirë që, brenda ditës, të pini të paktën katër filxhanë të këtij çaji në ditë.

Domatet

Një studim i shkencëtarëve gjermanë ka treguar se likopeni, substancë që gjendet në sasi të mëdha në domate, ka veprim të dobishëm te djegiet e lëkurës në diell. Bëjeni një qull duke përdorir edhe vaj ulliri dhe përdoreni atë çdo ditë, për dhjetë javë. Materiet ushqyese të domateve zvogëlojnë rreziqet e radikaleve të lira.

Salmoni

Shkencëtarët kanë konstatuar se ky lloj peshku ngadalëson plakjen. Salmoni përmban substancën astakanthin, një karotenoid i cili rritë elasticitetin e lëkurës, duke ndikuar në zvogëlimin e rrudhave në fytyrë.

Vezët

Vezët janë burim i domosdoshëm i proteinave. Ato përmbajnë edhe biotinë, substancë e cila mbron lëkurën e thatë.

Shega

Kjo pemë është e pasur me antioksidues. Është e dobishme për lëkurë meqë siguron sasi të mjaftueshme të kolagjenit. Ndihmon edhe në mbylljen e plagëve, kur përdoret në mënyrë lokale.

Arrat

Nëse hani arra, të cilat janë të pasura me thartira yndyrore omega 3, atëherë do të keni flokë të shëndetshme. Arrat janë të dobishme edhe për përtëritjen e tenit të fytyrës.

Fasulet

Ndihmojnë në përtëritjen e qelizave që janë të dëmtuara nga radikalet e lira. Gjatë kohës së tretjes, proteinat zbërthehen në aminoacide, e aminoacidet ndihmojnë që qelizat e lëkurës dhe kolagjenit të rigjenerohen më shpejt.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: