Nëse mendoni se puna dhe gëzimi janë dy gjëra të ndryshme, ne ju tregojmë se e keni gabim
Nuk është e pamundshme që të shkoni në punë me disponim të mirë, të qeshur e të kthjellët, e pas orarit të punës, të tillë të ktheheni edhe në shtëpi. Zbuloni se cilat janë pesë rregullat e sjelljes që ju ndihmojnë një përmirësim të raporteve me kolegët dhe që të kini një atmosferë të mirë në ambientin ku punoni.
Mos i ofendoni kolegët
Kurrë mos u përzieni në punët e kolegëve dhe mos i ofendoni ata me qëllim me komentet, shakatë, ndërhyrjet apo ofendimet tuaja. Kur marrëdhëniet ndërnjerëzore të prishen një herë, vështirë është që përsëri të krijohet ajo afërsi që ka mbretëruar më parë. Nëse tanimë ju ka ndodhur që t’i ofendoni kolegët, atëherë bëjeni hapin e parë kah pajtimi.
Humori
Gjithçka merreni me një dozë humori. Nga qeshjet dhe disponimi i mirë askush nuk ka parë të keqe. Po ashtu, mundohuni që gjithherë të jini të natyrshëm, spontanë, por me kulturë. Thjeshtë, mos insistoni në formalitete, meqë kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet në zyrë.
Mendoni pozitivisht
Dihet mirë se mendimet pozitive ndikojnë mirë në disponim. Nëse ju jeni në humor (disponim) të mirë, kjo do të ndikojë pozitivisht edhe te njerëzit që ju rrethojnë. Ky quhet reaksion zinxhiror.
Bashkëndjeni me të tjerët
Gjithmonë shprehni mirëkuptim ndaj personave me të cilët flisni. Mësohuni që ta dëgjoni bashkëbiseduesin, lejoni edhe të tjerëve që t’i shprehin mendimet e tyre.
Përshtatshmëria
Është me rëndësi që të jini të përshtatshëm dhe të mund të ndryshoni qëndrimin, kur këtë e kërkojnë rrethanat. Nuk është mirë që gjithmonë të jini ‘kull’, sikur që nuk është mirë që gjithmonë të jini agresivë, apo formalë. Është mirë që të dini të përshtateni me momentin dhe me personin me të cilin flisni dhe që, në formë të duhur, ta shprehni disponimin tuaj.



