Gjashtë rregulla të arta të komunikimit me partnerin

Deri te mungesa e komunikimit vjen atëherë kur porosia nuk arrin deri te bashkëbiseduesi

Me gjasë edhe juve ju ka ndodhur që të dëgjoni ankesat e meshkujve dhe femrave se lidhja e tyre nuk funksionon. Psikoterapeutët thonë se kjo mund të ndodhë edhe si rezultat i mungesës së komunikimit të mirë emocional me partnerin. Mos mbani monologë dhe mos bëni kritika destruktive. Lejoni partnerit që të përgjigjet dhe të bisedojë me ju.

Komunikimi është mënyrë e bartjes së informatave te personat tjerë. Mu komunikimi emocional është ajo që ndihmon që të tejkalohen pengesat sikur që janë: turpi, mungesa e bashkë-ndjenjave, egoizmi, pasiguria, apo frika nga raportet intime.
Deri te mungesa e komunikimit vjen atëherë kur porosia nuk arrin deri te pranuesi.
Psikoterapeutët thonë se më së shumti ka rëndësi që porosia të përcillet në mënyrë të qartë dhe ata ofrojnë gjashtë mënyra me anë të të cilave të gjithë ne mund të themi atë që ndjejmë:

1. Thojeni qartë atë që doni. Kini kujdes që në këtë drejtim të mos ju pengojnë pamundësia për ta gjetur shprehjen e duhur, frika nga refuzimi, apo frika e lëndimit të partnerit.

2. Jini konkretë. Shprehuni me saktësi, në mënyrë që të mos e hutoni bashkëbiseduesin dhe të mos i rritni gjasat që ai t’ju kuptojë gabimisht.

3. Mos transmetoni porosi kontradiktore. Kini kujdes që toni i zërit tuaj, qëndrimi trupor dhe lëvizjet të jenë në përputhje me atë që thoni.

4. Shpjegohuni, sqaroni dhe theksoni prioritetet tuaja. Jini të shkurtër dhe konkretë, duke mos thënë tërë atë që doni përnjëherë. Thoni saktësisht çka doni, pse e doni këtë dhe si e doni. Bisedat e gjata shkaktojnë lodhje dhe nxisin një hutim edhe më të madh.

5. Mos mbani monologë dhe mos bëni kritika destruktive. Lejoni partnerit që të përgjigjet dhe të bisedojë me ju. Nëse e filloni bisedën me ton negativ, partneri juaj do të marrë qëndrim mbrojtës dhe nuk do të jetë objektiv.

6. Mësohuni që të konfrontoheni. Nëse nuk e keni lehtë që t’i thoni ndonjë gjë bashkëbiseduesit në fytyrë, këtë mundeni edhe ta shkruani. Më pas mund t’i kushtoni vëmendje reagimit të tij/saj.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: