Përgatitja e fytyrës për ditët verore

Stinët e vitit nuk janë më të definuara mirë sikur që ishin dikur, kështu që ka humbur periudha e kalimit nga dimri në verë. Kjo mund të jetë e dëmshme për fytyrën tënde

Është normale që në lëkurë, si në organin më të madh të trupit, të paraqiten pasojat e reagimit të organizmit në ndryshimet e stinëve. Ajo që mund të bësh për t’i parandaluar këto ndryshime, është që, para së gjithash, të pish sasi të mjaftueshme të ujit, në mënyrë që lëkura të ketë ujë të mjaftueshëm për prodhimin e substancave të ndryshme lipidike.

Shtresa hidrolipide e lëkurës, përpos të tjerash, ka edhe rol mbrojtës, ngase e mbron lëkurën nga ndikimet e jashtme, si p.sh. nga ndotja, ambienti me tym, radikalet e lira, si dhe nga ndryshimet e papritura të temperaturës.

Pastrimi adekuat i lëkurës

Po ashtu, është e domosdoshme që ta pastrosh lëkurën në mënyrë adekuate, duke larguar grimin dhe të gjitha papastërtitë e tjera, por njëkohësisht duke e ruajtur shtresën mbrojtëse të lëkurës. Për këtë shkak, duhet të përdorësh preparate delikate, jo tepër të ashpra. Me rëndësi është edhe që ta veni qumështin kozmetik direkt në fytyrë, duke bërë masazh. Atë e largoni më pas me pambuk. Lëvizja i fundit në tonifikimin e lëkurës është vënia e losionit adekuat i cili i eliminon të gjitha papastërtitë nga lëkura dhe e normalizon vlerën e pH-së së saj, duke e përtërirë dhe duke e freskuar atë. Lëkura e pastruar në këtë mënyrë, është e gatshme për ndonjë krem adekuat, si dhe për ndonjë preparat për revitalizim, që mund të përdoret çdo ditë, apo dy herë në javë, varësisht nga gjendja e lëkurës. Po ashtu, kjo është kohë ideale edhe për bërjen e pilingut (largimin e qelizave të vdekura nga lëkura), gjë që duhet të bëhet një herë në javë. Dy herë në javë, në fytyrë duhet të vihet maska adekuate, e cila ka për qëllim revitalizimin dhe hidratimin e lëkurës.

 

Komento


Emri:

E-mail:

Komenti: