Katër puthje në ditë, tri përqafime dhe, të paktën një “të dua” janë vetëm disa nga përbërësit e recetave të cilat preferohen nga ekspertët për një jetë të gjatë e të lumtur martesore.
Themelet
Sekreti i martesës së gjatë e të lumtur fshihet në një recetë të thjeshtë: katër puthje në ditë, seks tri herë në javë dhe dallimi në moshë prej 2 vitesh, ka treguar një studim i ri.
Lidhja e pashkëputur
Nëse bashkëshortët kanë dy hobi të përbashkët, nëse gjatë ditës përqafohen të paktën tri herë, thonë të paktën një herë “të dua” dhe së bashku kanë të paktën dy darka romantike në muaj, kjo dmth se lidhja e tyre është e pashkëputshme.
Besnikëria
Shkencëtarët theksojnë se bashkëshortët mund të jenë të sigurt se do të jenë bashkë deri në vdekje nëse janë njoftuar nëpërmes ndonjë miku/mikeshe, si dhe nëse janë martuar tri vjet e gjysmë pasi që janë njohur.
Mosha
Studimet kanë treguar se njëri nga parakushtet kryesore për një martesë të qëndrueshme është ai që burri, në momentin e martesës, të ketë 31 vjet dhe të jetë më i vjetër se nusja për 2,5 vjet.
Fëmijët
Shkencëtarët kanë konstatuar se momenti ideal për lindjen e fëmijës së parë është dy vjet e dy muaj pas martesës.
Kontaktet
Përpos puthjeve dhe përqafimeve të shpeshta, shkencëtarët u preferojnë bashkëshortëve edhe që vazhdimisht të jenë në kontakt, pa marrë parasysh se ku gjenden, me anë të emailave, telefonatave...
Udhëtimet
Dy udhëtime gjatë fundjavave dhe një udhëtim jashtë vendit në vit vetëm sa do ta forcojnë martesën tuaj, thonë ekspertët.



